Tefsiri i Saadiut
قَالَ مَا خَطْبُكُنَّ إِذْ رَٰوَدتُّنَّ يُوسُفَ عَن نَّفْسِهِۦ ۚ قُلْنَ حَـٰشَ لِلَّهِ مَا عَلِمْنَا عَلَيْهِ مِن سُوٓءٍ ۚ قَالَتِ ٱمْرَأَتُ ٱلْعَزِيزِ ٱلْـَٔـٰنَ حَصْحَصَ ٱلْحَقُّ أَنَا۠ رَٰوَدتُّهُۥ عَن نَّفْسِهِۦ وَإِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلصَّـٰدِقِينَ ﴿٥١﴾
Si qe puna juaj, kur deshët të tundonit Jusufin? -Ai u kërkoi shpjegim të qartë dhe të hollësishëm për Jusufin. A ishte ai vërtet fajtor për ato çfarë flitej dhe për të cilat ishte burgosur, apo ishte i pastër? Atëherë ato, duke dëshmuar për pastërtinë dhe pafajsinë e Jusufit, thanë:Zoti na ruajt! Nuk dimë që ai të ketë bërë ndonjë të keqe. -Nuk njohim ndonjë të keqe që mund ta ketë bërë ai, as të vogël dhe as të madhe. Me këtë deklaratë u rrëzua tërësisht akuza kundër Jusufit dhe mbeti vetëm dëshmia e gruas së Ministrit. Allahu i Lartësuar thotë:Gruaja e Ministrit tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta.” -Tani doli në pah e vërteta dhe u rrëzuan të gjitha akuzat që rëndonin mbi Jusufin. Ai u dënua padrejtësisht me burg, për shkak të një faji që kurrë nuk e pati kryer. Duke nxjerrë në pah më shumë pastërtinë e Jusufit, ajo tha:Isha unë ajo që ngulmova ta tundoj atë, kundër dëshirës së tij. Ai është vërtet njeri i drejtë. -Ai është i dëlirë dhe i vërtetë, si në fjalë, ashtu edhe në të gjitha veprat e tij. Pastaj ajo tha: