Tefsiri i Saadiut
فَأَسْرِ بِأَهْلِكَ بِقِطْعٍ مِّنَ ٱلَّيْلِ وَٱتَّبِعْ أَدْبَـٰرَهُمْ وَلَا يَلْتَفِتْ مِنكُمْ أَحَدٌ وَٱمْضُوا۟ حَيْثُ تُؤْمَرُونَ ﴿٦٥﴾
Prandaj ti dil me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe rri pas tyre! Asnjëri prej jush të mos shohë pas dhe shkoni andej nga të urdhëroheni! -Gjatë natës, kur të gjithë të jenë në gjumë, largohu nga ai vend së bashku me familjen, pa ju vënë re kush! Kujdes! Askush të mos e kthejë kokën pas, por nxitoni të largoheni sa më shpejt nga ai vend, ku do të zbresë ndëshkimi i tmerrshëm i Zotit të Plotfuqishëm! Ata, gjithashtu, e porositën: "...shkoni andej nga të urdhëroheni!" Kështu, me sa duket, me ta ishte një udhërrëfyes, që i drejtonte se nga duhet të shkonin.