Tefsiri i Saadiut
وَلَوْ يُؤَاخِذُ ٱللَّهُ ٱلنَّاسَ بِظُلْمِهِم مَّا تَرَكَ عَلَيْهَا مِن دَآبَّةٍ وَلَـٰكِن يُؤَخِّرُهُمْ إِلَىٰٓ أَجَلٍ مُّسَمًّى ۖ فَإِذَا جَآءَ أَجَلُهُمْ لَا يَسْتَـْٔخِرُونَ سَاعَةً ۖ وَلَا يَسْتَقْدِمُونَ ﴿٦١﴾
Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit për shkak të padrejtësive së tyre, nuk do të linte mbi Tokë asnjë të gjallë. -Nëse do t’i merrte në përgjegjësi dhe t’i dënonte për padrejtësitë e tyre, pa shtuar e pa pakësuar aspak, njerëzit do të shkatërroheshin: "... nuk do të linte mbi tokë asnjë gjallesë.". Ai do t’i ndëshkonte ata që i kryejnë këto poshtërsi dhe gjithçka tjetër që i rrethon, qofshin kafshë e gjallesa të tjera, sepse ligësia e gjynaheve sjell shkatërrim të jetës dhe të krijesave.Por Ai i lë ata për më vonë, deri në afatin e caktuar. -Allahu i Madhëruar nuk nxitohet për t’i ndëshkuar për atë që e meritojnë, por i afatizon deri në një kohë të përcaktuar, pra, në Ditën e Gjykimit.Kur të vijë afati i tyre, ata as nuk mund ta përngadalësojnë e as ta përshpejtojnë atë. - Le të kenë kujdes dhe të frenohen, përderisa kanë ende kohë për pendim, para se të vijë koha kur nuk do të ketë më shtyrje afati.