×
النحلAjeti 95

Tefsiri i Saadiut

وَلَا تَشْتَرُوا۟ بِعَهْدِ ٱللَّهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۚ إِنَّمَا عِندَ ٱللَّهِ هُوَ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ ﴿٩٥﴾

Allahu i Lartësuar paralajmëron njerëzit që të mos i shkelin paktet dhe premtimet përkundrejt stolive e kënaqësive të pakta të kësaj bote. Ai thotë:Mos e shitni besën që i keni dhënë Allahut për një vlerë të paktë! -Mos u përpiqni të fitoni këto kënaqësi të përkohshme, duke shkelur premtimet dhe duke mos përmbushur detyrimet. Mos harroni se ajo që ju pret tek Allahu është shumë herë më e dobishme. Për ata që i përmbushin premtimet, marrëveshjet dhe detyrimet ndaj Zotit, Ai ka përgatitur shpërblim të madh, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në jetën tjetër. Ky është premtimi i Zotit, që kurrë nuk thyhet, për ata që i japin përparësi kënaqësisë së Tij kundrejt çdo kënaqësie tjetër. Për këtë shpërblim të mrekullueshëm, Allahu i Lartësuar thotë:Ajo që ju pret tek Allahu është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini. -shpërblimi i Allahut të lartësuar është shumë më i mirë, i kënaqshëm e lumturisjellës sesa kënaqësitë e bukuritë e pakta të kësaj jete të shkurtër, që shpejt do të mbarojë. Ah, sikur ta dinit dhe të meditonit për këtë të vërtetë të madhe!