×
الإسراءAjeti 15

Tefsiri i Saadiut

مَّنِ ٱهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِى لِنَفْسِهِۦ ۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا ۚ وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَىٰ ۗ وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّىٰ نَبْعَثَ رَسُولًا ﴿١٥﴾

Kush ndjek udhëzimin në rrugën e drejtë ka udhëzuar vetveten dhe kush devijon ka devijuar veçse veten e vet. Askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. Ne nuk kemi dënuar askënd para dërgimit të Profetëve. -Qoftë udhëzimi, qoftë humbja është çështje personale e secilit, se askush nuk ka për t’u ngarkuar me përgjegjësinë e tjetrit. Askush nuk mund të largojë prej tjetrit ndonjë të keqe e ta shpëtojë prej saj. Allahu i Madhëruar është më i drejti i të drejtëve. Ai nuk ndëshkon asnjë, derisa t’ia ketë qartësuar argumentet përmes profetëve e shpalljeve. Pas kësaj, kushdo që tregohet kryeneç e mendjemadh meriton ndëshkimin e të Drejtit. Ndërsa ai që nuk u bindet argumenteve për shkak se nuk i janë qartësuar argumentet e Zotit, nuk ka për t’u ndëshkuar. Me këtë ajet argumentohen ata që thonë se njerëzit që kanë jetuar në periudha që nuk kanë pasur profetë e udhëzues, si dhe fëmijët e idhujtarëve që kanë vdekur para arritjes së moshës së pjekurisë, Allahu nuk i ndëshkon, por do t’i sprovojë ata Ditën e Gjykimit, duke u dërguar profetë në atë kohë. Allahu nuk i bën padrejtësi askujt.