Tefsiri i Saadiut
فَخَرَجَ عَلَىٰ قَوْمِهِۦ مِنَ ٱلْمِحْرَابِ فَأَوْحَىٰٓ إِلَيْهِمْ أَن سَبِّحُوا۟ بُكْرَةً وَعَشِيًّا ﴿١١﴾
Dhe Zekeria doli prej faltores para popullit të vet dhe u tha me shenja: "Madhërojeni Allahun mëngjes e mbrëmje! -Zekeria doli nga mihrabi dhe i tregoi me shenjë popullit që t’i bënin tesbih e ta lartësonin Zotin mëngjes e mbrëmje, pasi përgëzimi për ardhjen e Jahjasë ishte një përgëzim dhe mirësi e madhe jo vetëm për Zekerian, por për të gjithë popullin.