Tefsiri i Saadiut
وَٱذْكُرْ فِى ٱلْكِتَـٰبِ إِدْرِيسَ ۚ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقًا نَّبِيًّا ﴿٥٦﴾
Përmendju në Libër edhe Idrisin! -Kujtoje në Kur’an edhe Idrisin, duke përmendur cilësitë dhe veprat e tij të mira dhe të sinqerta!Ai ishte njeri i sinqertë dhe Profet(i nderuar). -Allahu bashkoi tek ai sinqeritetin dhe profetësinë. Idrisi ishte siddik, pra, ishte i sinqertë, me besim të plotë e të patundur te Zoti, me dituri të madhe dhe të plotë rreth Shpalljes, me siguri në premtimin e Zotit dhe me vepra të mira. Veç këtyre, Zoti e dalloi Idrisin duke i dhuruar Shpalljen, duke e zgjedhur për ta bërë Profet të denjë për të mbartur Shpalljen e Tij, prandaj thotë më pas: