×
الأنبياءAjeti 107

Tefsiri i Saadiut

وَمَآ أَرْسَلْنَـٰكَ إِلَّا رَحْمَةً لِّلْعَـٰلَمِينَ ﴿١٠٧﴾

Ne të dërguam ty (o Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha botët. -Muhamedi (a.s) është mëshira e Allahut, e dhuruar për robërit e Tij. Besimtarët e pranuan dhe e respektuan këtë mëshirë, duke shprehur mirënjohjen për të dhe duke i dhënë hakun që i takon. Nga ana tjetër, jobesimtarët e mohuan dhe u treguan mosmirënjohës. Ata e refuzuan mëshirën dhe mirësinë e Allahut.