Tefsiri i Saadiut
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَٱلَّذِينَ هَادُوا۟ وَٱلصَّـٰبِـِٔينَ وَٱلنَّصَـٰرَىٰ وَٱلْمَجُوسَ وَٱلَّذِينَ أَشْرَكُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ يَفْصِلُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدٌ ﴿١٧﴾
Ditën e Kijametit, Allahu do të bëjë dallimin midis atyre që besuan(në Kur'an)dhe atyre që ishin jehudinj, sabejë, të krishterë, mexhusë dhe idhujtarë. Allahu di dhe sheh gjithçka. -Allahu i Madhëruar na tregon se, Ditën e Gjykimit, Ai do t’i tubojë të gjitha bashkësitë fetare: muslimanët, të krishterët, jehudët, sabiinët, zoroastrianët, idhujtarët etj. Të gjithë do të dalin para Zotit, i Cili do t’i gjykojë me drejtësi dhe do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre, të cilat Ai i ka parë dhe regjistruar, prandaj thotë: “Allahu di dhe sheh gjithçka.”