×
النورAjeti 38

Tefsiri i Saadiut

لِيَجْزِيَهُمُ ٱللَّهُ أَحْسَنَ مَا عَمِلُوا۟ وَيَزِيدَهُم مِّن فَضْلِهِۦ ۗ وَٱللَّهُ يَرْزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ ﴿٣٨﴾

(Ata luten) që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprat e tyre... -Këtu bëhet fjalë për veprat e mira, pra, për adhurimet që të afrojnë me Zotin dhe e kënaqin Atë. Njeriu bën edhe gjëra të lejuara, siç janë premtimet e ndryshme në këtë botë, por ai do të shpërblehet veçse për ato që janë të mira, dhe të tilla janë ato që i janë dedikuar vetëm Zotit, për ta kënaqur Atë, dhe që janë kryer sipas porosive të Tij, sikurse thotë Zoti: "Allahu do t’ua falë më të keqen e atyre (gjynaheve) që bënë dhe do t’u japë shpërblimet më të mira për ato (vepra të mira)që bënë." [Zumer 35].... dhe për t’ua shtuar të mirat prej(bujarisë së)Tij. -Allahu do t’ua shtojë më shumë shpërblimin, në krahasim me atë që kanë bërë.Allahu i dhuron pa masë atij që do. -Ai i jep më shumë shpërblim sesa njeriu mund të arrijë përmes veprave të tij, madje shumë herë më tepër nga sa mund ta imagjinojë. Allahu i jep shpërblim pa masë, pra, ky është tregues se do të jetë më i madh sesa mendohet.