×
الشعراءAjeti 3

Tefsiri i Saadiut

لَعَلَّكَ بَـٰخِعٌ نَّفْسَكَ أَلَّا يَكُونُوا۟ مُؤْمِنِينَ ﴿٣﴾

Mos, vallë, do ta shkatërrosh veten(o Muhamed)pse ata nuk bëhen besimtarë? -Pse po e mundon dhe shkatërron veten (o Muhamed), që ata nuk bëhen besimtarë? Mos e bëj këtë, pra, mos e dëmto veten për ta, sepse udhëzimi është në dorën e Zotit dhe ti e ke kryer detyrën tënde, pra, kumtimin e qartë të Shpalljes. Dije mirë se nuk ka shenjë e mrekulli më të madhe sesa ky Kur'an i qartë dhe qartësues i gjithçkaje që njerëzit të mund të besojnë. Ai është i mjaftueshëm e një shpjegim shterues për këdo që dëshiron udhëzimin.