Tefsiri i Saadiut
قَالَ لَهُم مُّوسَىٰٓ أَلْقُوا۟ مَآ أَنتُم مُّلْقُونَ ﴿٤٣﴾
Musai u tha atyre(magjistarëve): “Hidhni çfarë keni për të hedhur!” - Hidhni dhe paraqesni të gjitha magjitë. Mos lini asgjë pa provuar dhe përdorur! Këto ishin fjalët e Musait, sepse ai ishte i sigurt për kotësinë e tyre dhe të magjive të tyre. Ai e dinte mirë se ata nuk mund të mposhtnin dot të vërtetën.