×
الشعراءAjeti 8

Tefsiri i Saadiut

إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُم مُّؤْمِنِينَ ﴿٨﴾

Vërtet, në këtë(ngjarje) ka argumente. -Ka argumente në ringjalljen që do t’u bëjë Allahu njerëzve pas vdekjes së tyre, ashtu siç e ngjall tokën pasi është tharë e shkretuar.Por shumica e tyre (e njerëzve)nuk besojnë. -Ashtu siç ka thënë i Lartësuari: "Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti." [Jusuf 103].