Tefsiri i Saadiut
أَلَمْ يَرَوْا۟ أَنَّا جَعَلْنَا ٱلَّيْلَ لِيَسْكُنُوا۟ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبْصِرًا ۚ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَـٰتٍ لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ ﴿٨٦﴾
A nuk e shohin ata se Ne ua bëmë Natën që të pushojnë, kurse Ditën të ndritshme? - A nuk e shohin këtë shenjë madhështore dhe mirësi të pashembullt? A nuk e dinë se është Allahu, Ai që ua lehtësoi dhe e bëri në shërbim të tyre natën dhe ditën. Natën e bëri të errët, që robërit të pushojnë e qetësohen dhe të jenë gati për punët e së nesërmes. Ndërsa ditën e bëri të shndritshme, plot jetë e gjallëri, që njerëzit të shpërndahen në kërkimin e të mirave dhe ndërtimin e jetës së tyre.Në këtë ka argument për njerëzit që besojnë. -Ka fakte për ata që besojnë në njëshmërinë e Allahut dhe për mirësitë e Tij të shumta dhe të mrekullueshme.