Tefsiri i Saadiut
وَتَرَى ٱلْجِبَالَ تَحْسَبُهَا جَامِدَةً وَهِىَ تَمُرُّ مَرَّ ٱلسَّحَابِ ۚ صُنْعَ ٱللَّهِ ٱلَّذِىٓ أَتْقَنَ كُلَّ شَىْءٍ ۚ إِنَّهُۥ خَبِيرٌۢ بِمَا تَفْعَلُونَ ﴿٨٨﴾
I sheh malet dhe mendon se ato janë të palëvizshme... -Nga tmerret e Ditës së Kijametit është edhe kjo pamje. Kur sheh malet, mendon se ato do të mbeten siç janë, nga madhështia e tyre, por tronditja e asaj dite është aq e madhe, saqë ato malet do të thërrmohen e bëhen pluhur, sa do të mjaftonte një erë e lehtë që t’i shpërndante në ajër....por ato lëvizin, siç lëvizin retë. -nga tmerri dhe tronditja e asaj dite.Ky është krijimi i Allahut, që ka përkryer çdo gjë. Ai e di mirë gjithçka që bëni ju. - Ai do t’ju shpërblejë me drejtësi për punët tuaja. Pastaj i Madhëruari përmend mënyrën se si do t’i shpërblejë: