×
النملAjeti 92

Tefsiri i Saadiut

وَأَنْ أَتْلُوَا۟ ٱلْقُرْءَانَ ۖ فَمَنِ ٱهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِى لِنَفْسِهِۦ ۖ وَمَن ضَلَّ فَقُلْ إِنَّمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلْمُنذِرِينَ ﴿٩٢﴾

Unë jam urdhëruar të këndoj Kur'anin. - Jam urdhëruar, gjithashtu, që ta këndoj këtë Kur'an dhe ta kumtoj atë ndër njerëz. Unë jua këndoj dhe transmetoj atë juve, që të udhëhiqeni prej tij, të mësoni tekstin e tij e të kuptoni mesazhin e tij. Kjo është detyra ime dhe unë e përmbusha atë.Kush e pranon udhëzimin e tij, ka gjetur udhëzimin për veten e vet. -Dobija i kthehet atij dhe, sepse frytet e punës do t’i shijojë vetë ai.Kush e ka humbur rrugën, ti thuaji: “Unë jam veçse një paralajmërues.” -Unë nuk kam në dorë udhëzimin tuaj dhe as mund të bëj që ju të nënshtroheni dhe ta adhuroni Zotin.