Tefsiri i Saadiut
وَجَآءَ رَجُلٌ مِّنْ أَقْصَا ٱلْمَدِينَةِ يَسْعَىٰ قَالَ يَـٰمُوسَىٰٓ إِنَّ ٱلْمَلَأَ يَأْتَمِرُونَ بِكَ لِيَقْتُلُوكَ فَٱخْرُجْ إِنِّى لَكَ مِنَ ٱلنَّـٰصِحِينَ ﴿٢٠﴾
Nga ana më e largët e qytetit erdhi me nxitim një njeri... -Nga dashuria për Musain, ky burrë i mirë vrapoi këmbëzbathur për të paralajmëruar Musain, para se ta kapnin në befasi....dhe tha: “O Musa! Paria është duke vendosur për vrasjen tënde. - Ata janë duke marrë një vendim në lidhje me ty.Largohu nga qyteti! Unë të këshilloj çiltërsisht dhe të dua të mirën.”. - Dhe Musai ashtu veproi. Ai u largua nga qyteti me të shpejtë e fshehtas.