×
القصصAjeti 34

Tefsiri i Saadiut

وَأَخِى هَـٰرُونُ هُوَ أَفْصَحُ مِنِّى لِسَانًا فَأَرْسِلْهُ مَعِىَ رِدْءًا يُصَدِّقُنِىٓ ۖ إِنِّىٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ ﴿٣٤﴾

Vëllai im, Haruni, është më gojëtar se unë, prandaj dërgoje atë me mua si ndihmës... - Pra, dërgoje atë së bashku me mua, si ndihmësin tim..... që t’i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se nuk do të më besojnë. - Për arsye se, sa më shumë mbështetës të ketë e vërteta, aq më e besueshme dhe e pranueshme bëhet ndër njerëz. Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së tij: