×
القصصAjeti 63

Tefsiri i Saadiut

قَالَ ٱلَّذِينَ حَقَّ عَلَيْهِمُ ٱلْقَوْلُ رَبَّنَا هَـٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ أَغْوَيْنَآ أَغْوَيْنَـٰهُمْ كَمَا غَوَيْنَا ۖ تَبَرَّأْنَآ إِلَيْكَ ۖ مَا كَانُوٓا۟ إِيَّانَا يَعْبُدُونَ ﴿٦٣﴾

Ata të cilët e merituan dënimin, do të thonë (për pasuesit e tyre në humbje): “O Zoti ynë!...” -Udhëheqësit dhe prijësit në kufër dhe sherr, për të cilët ka marë fund vendimi për dënim, duke pranuar se ishin të humbur dhe devijues të të tjerëve, thonë:Këta janë ata që ne i devijuam(nga e vërteta). -Këta na pasuan ne.Ne i devijuam ata siç devijuam edhe veten tonë. - Që të gjithë ne ishim fajtorë për devijimin dhe humbjen ku ishim zhytur. Prandaj vendimi për dënim ka përfunduar për të gjithë.Ne tashmë distancohemi para Teje... - Pra ne distancohemi tek Ti nga adhurimi që ata na përkushtonin. Ne distancohemi nga idhujtaria dhe punët e tyre të liga....(e dëshmojmë)se ata nuk na adhuronin ne.” - Në të vërtetë, ata adhuronin shejtanët.