×
الذارياتAjeti 28

Tefsiri i Saadiut

فَأَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً ۖ قَالُوا۟ لَا تَخَفْ ۖ وَبَشَّرُوهُ بِغُلَـٰمٍ عَلِيمٍ ﴿٢٨﴾

Pa u vënë re, ai shkoi te familja e vet, duke sjellë më pas një viç të majmë. Pasi ua vuri përpara, u tha: “A nuk po hani tani?!” Ai u frikësua prej tyre, por ata i thanë: ... -Ai solli një viç të majmë, të gatuar mirë dhe me shije, e u tha: “A nuk po hani tani?” Kur pa që ata nuk po merrnin për të ngrënë, ai u druajt. Atëherë ata, duke e qetësuar, i thanë:“Mos ki frikë!”. Më pas, ata i dhanë sihariqin për një djalë të ditur. -Ata i dhanë lajmin e gëzueshëm për lindjen e një djali të ditur, që do të ishte Is’haku.