Tefsiri i Saadiut
فَقُطِعَ دَابِرُ ٱلْقَوْمِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ ۚ وَٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ﴿٤٥﴾
Kështu u zhduk mbeturina e fundit e keqbërësve. -Ata i goditi ashpër vala e ndëshkimit dhe nuk patën asnjë mundësi shpëtimi. Këtë e merituan pas shpërfilljes së porosive të Zotit dhe zhytjes së tyre në gjynahe dhe në kënaqësitë e kësaj dynjaje.Të gjitha lavdërimet i qofshin Zotit të botëve! -Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi për gjithçka që ka përcaktuar. Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi që ka vendosur t’i shkatërrojë mohuesit e të vërtetës të sjellë prej Tij. Nëpërmjet këtij ndëshkimi dalin në pah shenjat e Allahut. Kështu, krijesat e kuptojnë dhe binden tërësisht për nderimin që Zoti u bën eulija-ve të Tij dhe për poshtërimin që godet armiqtë e profetëve dhe të shpalljeve të Tij. Në këtë mënyrë dëshmohet edhe vërtetësia e shpalljeve që sollën profetët dhe besnikëria e këtyre të fundit.