Tefsiri i Saadiut
يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَىٰهَا ﴿٤٢﴾
Të pyesin Ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë ai?". -Mohuesit e kësaj dite, ata të cilët nuk e besojnë ringjalljen dhe llogarinë me drejtësi para të Drejtit të Gjithëditur, pyesin në formë mosbesimi dhe habie se kur do të jetë kjo ditë kaq e përfolur dhe e frikshme. Allahu i Lartësuar u kthen një përgjigje shumë kuptimplotë: