×
الأنفالAjeti 39

Tefsiri i Saadiut

وَقَـٰتِلُوهُمْ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتْنَةٌ وَيَكُونَ ٱلدِّينُ كُلُّهُۥ لِلَّهِ ۚ فَإِنِ ٱنتَهَوْا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ بَصِيرٌ ﴿٣٩﴾

Luftojini ata, derisa të mos ketë më (fitne) idhujtari... -Fjala ‘fitne’nënkupton idhujtarinë dhe veprën e pengimit të njerëzve nga rruga e Allahut. Kështu, kuptimi i ajetit është: Luftojini ata, derisa të mos ketë më idhujtari dhe njerëzit të lihen të lirë të besojnë, të udhëzohen në rrugën e Allahut dhe t’u nënshtrohen ligjeve të Islamit. I Lartësuari thotë:...dhe i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun. -Ky është qëllimi final i luftës kundër armiqëve të fesë, që në dy pika do të përkufizohej:1. Të ruhet e mbrohet feja e Allahut nga intrigat dhe e keqja e jobesimtarëve.2. Të përhapet me besnikëri e korrektësi feja e Allahut, sepse ky është qëllimi i krijimit të njerëzimit, derisa kjo fe e drejtë të lartësohet mbi të gjitha besimet e tjera, që janë të kota dhe të pabaza.