Tefsiri i Saadiut
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِذَا لَقِيتُمْ فِئَةً فَٱثْبُتُوا۟ وَٱذْكُرُوا۟ ٱللَّهَ كَثِيرًا لَّعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ﴿٤٥﴾
O ju që keni besuar! Kur të ndesheni me ndonjë forcë, qëndroni fort dhe përmendeni shumë(dhe shpesh)Allahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar! -Allahu i Madhëruar i porosit besimtarët e Tij të dashur që, kur të ndeshen me ushtrinë e jobesimtarëve, të bëhen të qëndrueshëm dhe të pathyeshëm në luftë. Ata duhet të tregojnë durim në përmbushjen e kësaj detyre dhe adhurimi të madh, siç është xhihadi në rrugën e Zotit. Për të qenë të durueshëm, i Madhëruari i porosit besimtarët që të ndihmojnë dhe forcojnë veten përmes një arme dhe faktori tejet të rëndësishëm: duke e përmendur shpesh Atë. Vetëm me durim, qëndrueshmëri dhe përkujtim të shpeshtë të Allahut mund fitojnë kundër armikut. Këta janë ndër faktorët më vendimtarë për arritjen e fitores. Veç tyre dhe para së gjithash, i Madhëruari porosit: