×
الأعلىAjeti 8

Tefsiri i Saadiut

وَنُيَسِّرُكَ لِلْيُسْرَىٰ ﴿٨﴾

Ne do të mundësojmë për ty më të lehtën. -Edhe ky është një tjetër përgëzim i mrekullueshëm dhe i madh për këtë Profet të zgjedhur. Allahu i Lartësuar do t’ia lehtësonte atij të gjitha çështjet, madje edhe feja e sjellë prej tij do të ishte vetëm lehtësim dhe mirësi për njerëzit.