×
التوبةAjeti 86

Tefsiri i Saadiut

وَإِذَآ أُنزِلَتْ سُورَةٌ أَنْ ءَامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَجَـٰهِدُوا۟ مَعَ رَسُولِهِ ٱسْتَـْٔذَنَكَ أُو۟لُوا۟ ٱلطَّوْلِ مِنْهُمْ وَقَالُوا۟ ذَرْنَا نَكُن مَّعَ ٱلْقَـٰعِدِينَ ﴿٨٦﴾

Allahu i Madhëruar njofton se munafikët vazhdonin të ishin të rënduar në lidhje me bindjen ndaj Tij. Atyre nuk u bënin aspak dobi ajetet dhe suret e shpallura nga Allahu:Kur zbriti surja që urdhëron për të besuar në Allahun dhe për të luftuar së bashku me të Dërguarin e Tij, pasanikët kërkuan leje prej teje, duke thënë: “Na lejo të rrimë(në shtëpi)me ata që nuk shkojnë në luftë!” -Sa herë që shpallen sure ku urdhërohet për besim të drejtë dhe për luftë në rrugën e Zotit, pikërisht njerëzit e pasur dhe të shëndetshëm, të cilët nuk kanë asnjë justifikim për t’iu shmangur këtyre urdhrave, nxitojnë të kërkojnë leje për të mos marrë pjesë në luftë. Allahu i Madhëruar i ka begatuar me pasuri dhe fëmijë, e megjithatë ata nuk tregohen mirënjohës dhe nuk e lavdërojnë Dhuruesin ashtu si Ai dëshiron. Ata nuk kryejnë as detyrimet më themelore. Nëse do të tregoheshin mirënjohës, zbatimi i urdhrave do të ishte i lehtë për ta. Por ata nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të justifikohen. Të rënduar nga dembelizmi, ata duan të qëndrojnë me të dobtit dhe të pamundurit, duke thënë: “Na lejo të rrimë me ata që nuk shkojnë në luftë!” I Lartësuari thotë: